Një avion ushtarak është rrëzuar në një zonë banimi në qytetin jugor Yeysk të Rusisë.
BBC News raporton se pamjet e pakonfimuara të këtij incidenti treguan një zjarr të madh që përfshiu një bllok ndërtesash. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se avioni bombardues Su-34, po kryente stërvitje kur një nga motorët e tij mori flakë.
Akoma nuk raportohet se ka viktima, por ambulanca dhe zjarrëfikësja është parë në vendin e ngjarjes./tvklan.al