Një ulje emergjente përfundoi me zhytjen e një avioni të vogël në një prej plazheve më të populluara në New Hampshire të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Avioni i vogël Piper PA-18 preku ujin rreth 27 metra larg bregut, shkruan Reuters.
Departamenti Zjarrfikës i Hampton tha se vrojtuesit e plazhit i shkuan menjëherë në ndihmë pilotit në ujë dhe ai nuk pati nevojë për trajtim spitalor./tvklan.al