Avioni “Air Serbia” evakuon qytetarët e RMV-së nga Izraeli!

LARGOHEN 133 QYTETARË, PJESA MË E MADHE NGA RMV-ja

Avioni i kompanisë “Air Serbia” ka kthyer nga Izraeli qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Bëhet fjalë për 133 udhëtarë, shumica nga Maqedonia e Veriut, kurse ka shtetas edhe nga Serbia dhe Mali i Zi që do të vazhdojnë udhëtimin nga Shkupi për në Beograd.0

“Pranuam edhe udhëtarin e fundit në avion. Ju dëshiroj cdo të mirë dhe ju përshëndes në emër të Ambasadave të Serbisë dhe Maqedonisë, konsulatën e Malit të Zi dhe Ambasadën e Shqipërisë, që organizuar gjithcka. Së pari fluturojmë për Shkup, më pas në Beograd. Shpresoj të shihemi në kohëra më të mira. Gjithë të mirat”, tha Dushan Vujoviq.

Dje Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në kushte të fluturimeve të anuluara dhe trafikut ajror të bllokuar me Izraelin, sfida për organizimin e fluturimit – çarter është tejkaluar në bashkëpunim me “Air Serbia”. Fluturim inga Izraeli do të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët që kanë kërkuar ndihmë – thanë nga Qeveria.

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Jashtme, gjatë ditës së sotme janë evakuar 90 shtetas të Maqedonisë së Veriut, kurse 60 të tjerë ishin evakuar ditëve të kaluara. \KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share