Avdiu: Ministri Tupançevski manipulon, Lëvizja BESA nuk është e ftuar në grupin punues për Kodin Zgjedhor

Lëvizja Besa nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë në grupin punues për Kodin Zgjedhor dhe gjithashtu nuk është e vërtetë se ministri i Drejtësisë ka kontaktuar kryetarin e partisë Bilal Kasami, kështu u deklarua për media zëdhënësi i Lëvizjes BESA Faruk Avdiu.

“Na vjen keq që ministri Tupancevski manipulon me opinionin pasi që Lëvizja BESA as nuk ka pranuar ftesë për pjesëmarrje në grup punues dhe poashtu nuk është e vërtetë se ministri i drejtësisë ka kontaktuar kryetarin e partisë. Kjo dëshmon për joseriozitetin e pushtetit në qasjen me opozitën. Lëvizja BESA asnjëherë nuk ka refuzuar dialog e sidomos për një çështje me rëndësi siç është
Kodi Zgjedhor”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share