BABOVSKI: AKUZAT E VMRO-DPMNE-së PËR PIKË POLITIKE
Qytetarët nuk duhet të shqetësohen, ushqimi që importohet në vendin tonë është i sigurtë – thotë Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Nikolçe Babovski. Sipas tij, siç njofton Klan M, të gjitha prodhimet që janë në marketet e vendit I kanë kaluar kontrollet e detyrueshme të sigurisë.
Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari i kanë hedhur poshtë pohimet e VMRO-DPMNE-së, se në vend kanë hyrë prodhime kancerogjene të qumështit apo aflatoksin. Sipas tyre bëhet fjalë për dy dërgesa të jogurtit probiotik që tashmë janë kthyer në Serbi.
“Po, kishte dy dërgesa, me 7 mijë e ca kilogramë. Dy dërgesat pasi vijnë nga shteti fqinj dhe pasi Agjencia kishte dhënë urdhër për kontroll të përforcuar inspektues, janë kontrolluar në depotë e importuesit dhe këto prodhime nuk kanë qenë në shitoret e vendit. Prodhimi është kthyer në vendin e origjinës” – tha Nikolçe Babovski – AUV.
Reagimi I Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari vjen pasi VMRO-DPMNE, ditëve të kaluara, kishte drejtuar akuza se prodhime qumështi me nivel të lartë të aflatoksinës kanë përfunduar në vendin tonë. /KlanMacedonia/