AUV: Në RMV nuk shiten pijet e gazuara që kanë shkaktuar helmime në Kroaci!

“JANË PËRFORCUAR KONTROLLET GJATË IMPORTIT TË USHQIMEVE NGA KROACIA”

Agjenicia për Ushqim dhe Veterinari ka njoftuar se me vëmendje po ndiqet situata me helmimet në Kroaci. Sipas kësaj Agjencie, në tregun e Maqedonisë së Veriut, nuk ka informacione për pije të dëmshme, kurse janë përforcuar kontrollet inspektuese gjatë importit të ushqimit nga Kroacia.

“Po ndjekim situatën me rastet e helmimeve me pije të gazuara dhe ujë mineral në Kroaci. Janë përforcuar kontrollet inspektuese gjatë importit të ushqimit nga ky vend dhe nëse paraqitet nevoja, me kohë do të ndërmirren të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur qytetarët nga këto lloje të produkteve jo të sigurta” – thonë nga Agjenicia për Ushqim dhe Veterinari.

Ndërkohë, mediat e rajonit njoftojnë se po rritet numri I personave në Kroaci që janë paraqitur për trajtim mjekësor në shumë pjesë të Kroacisë, për shkak të dyshimeve për helmime me pije të gazuara.

Më së shumti pacientë janë regjistruar në Zagreb, 17 persona. Një prej tyre është mbajtur për trajtim mjekësor në Spitalin Klinik të Zagreb, kurse një pacinet tjetër në atë të Rijekës.

Krahas Zagrebit dhe Rijekës, raste helmimi janë regjistruar në Varazhdin, Split dhe Karlovac. Koka – Kola ka njoftuar se ka tërhequr prodhimet nga tregu kroat.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share