Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) javën e kaluar kanë kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme në magazina për paketimin e pakove të Vitit të Ri, markete dhe dyqane që shesin pako për Vitin e Ri. Në kuadër të 62 kontrolleve të kryera, u konstatua se 4 operatorë kishin pako të shënuara në mënyrë të parregullt.
Në rastin e 3 llojeve të paketimeve u konstatua se paketa kolektive nuk ka datë skadence, pra datën e qëndrueshmërisë minimale të produkteve që përmban paketa e Vitit të Ri, për këtë arsye është urdhëruar tërheqja e tyre nga shitja.
“Operatorët që janë konstatuar se nuk janë në përputhje janë urdhëruar të tërheqin paketat nga qarkullimi dhe t’i shkatërrojnë ato. Për parregullsitë e konstatuara janë nxjerrë vendime për heqjen e moskonformiteteve dhe janë shqiptuar kallëzime kundërvajtëse përkatëse”, thonë nga AUV.