Ministri Nikolloski deklaron dhe mandej fajin për deklarata e tij tenton t’ia hedh të tjerëve.
Ai nuk është I qartë se a është për ndërprejen e projektit të autostradës Shkup Bllacë apo jo. I pyetur sot nëse ky projekt do të realizohet apo ndërprotet pas deklaratve të tij se shteti nuk ka mjete për të harxhuar për një projekt të këtillë ai thotë se personalisht dëshiron që rruga të ndërtohet por fajtorët I kërkon tek BDI.
“Janë dy kilometra autostrada që shkojnë nga askund në askund, përfundojnë në vrimë. Këto dy kilometrat e autostradës do të përfundojnë në vrimë dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për dy kilometrat që përfundojnë në vrimë dhe nuk lidhen me asnjë, unë mund të them se gjithçka është në rregull por nuk është, unë dua që ta ndërtojm jo të mos e ndërtojmë. Unë e di se ato që I porosisin titujt nga Bdi që duan të bëjë biznnes nuk u përshtatet por kjo është e verteta. Atyre nuk ju përshtatet dhe duan që edhe si opozitë të vjedhin, dhe I nxjerrin gjërat në kontekst tjetër”, tha Nikolloski.
Vlera e parashikuar e autostradës Shkup Bllacë deri më tani është 240 milionë euro, me mundësi rritjeje deri në 20% e cila arrinë deri në 300 milionë euro. Këtë e deklaroj mbrëm Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski në emisionin Click Plus në TV21.
“Të harxhojmë 300 milionë euro për 10 kilometër autostradë, ata janë 30 milionë euro për kilometër, nuk jemi aq të pasur”, deklaroi Nikolloski.
Në lidhje me rrugën magjistralen Shkup- Prizren, Nikollovski deklaroj se nuk egziston asnjë projekt duke thënë se Qeveria e kaluar ka nënshkruajtur memorandum vetëm për tu fotografuar por nuk ka asnjë projekt, dhe se do të jetë në kontakt me Qeverin e Kosovës për të bërë projektim të asaj rruge”. /tvklan.mk