Autostrada Prishtinë-Tetovë, Liburn Aliu: Jemi në pritje të RMV-së për nisjen e punimeve!

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë për Ekonomia Online se janë në pritje të Maqedonisë së Veriut për fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Tetovë.

Ky investim sipas tij është në interes të të dyja shteteve, pasi zhvillon turizmin dimëror. Aliu ka thënë se detyrat që i takojnë si Qeveri i kanë përfunduar, sa i përket daljes nga autostrada “Ibrahim Rugova”.

“Rruga Prizren-Tetovë, pasi që kemi realizuar marrëveshjet mes dy qeverive dhe është nënshkruar prej dy kryeministrave asaj kohe, kemi filluar atëherë me fazat tjera, gjë që është dashur që të ratifikohen këto marrëveshje nëpër Kuvend të ndajmë edhe buxhet. Kemi filluar nga ana e Kosovës, që pjesën tonë të punës që i përket rruga nga dalja jugore autostradës ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren, deri në afërsinë e tunelit e kemi filluar tashmë realizimit kanë përfunduar procedurat e tenderimit, është nënshkruar kontrata dhe kanë filluar punimet”, ka deklaruar Aliu./Ekonomia Online/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share