Autoritetet turke e konfirmojnë se bomba u shpërthye nga një grua

6 të vdekur dhe 81 të plagosur si pasojë e një shpërthimi në Stamboll. Ky është bilanci i ri i ngjarjes tragjike që ndodhi sot gjatë ditës.

Kështu deklaroi nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktai. Oktaoi konfirmoi se autore e shpërthimit është një grua.

“Kemi konstatuar se një femër është autore e shpërthimit. Po bëhen hetimet lidhur me rastin. Deri më tani kanë vdekur 6 persona dhe janë plagosur 81 të tjerë. Hetimet po vazhdojnë me shpejtësi dhe kushdo që qëndron pas këtij sulmi do të mbajë përgjegjës”, tha ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share