Autori i drejton armën, sigurohet foto e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikula

Klan News siguron foton e momentit kur autori i drejton armën biznesmenit Ardian Nikulajn, duke e lënë atë të vdekur në ambientet e biznesit të tij në Shëngjin.

Siç shihet autori ishte me kokore, maskë Covid, e jelek fosforeshent. Ndërkohë biznesmeni ndodhet i ulur në tavolinë duke pirë kafe. Në pamje shihet edhe një person i tretë, roli i të cilit momentalisht mbetet i paqartë.

Dyshimet janë se ekzekutori, erdhi me motor në vendin e ngjarjes, megjithatë momentalisht nuk është e qartë nëse ishte i vetëm apo kishte një bashkëpunëtor që e priste jashtë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:30 minuta, në kompleksin në pronësi të 50-vjeçarit Ardian Nikulaj, në hyrje të Lezhës.

Autori qëlloi të paktën 7 herë në drejtim të 51-vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share