26-vjeçarja italiane Vanessa Ballan, para disa ditësh dyshohet se u vra nga ish i dashuri i saj nga Kosova, Bujar Fandaj.
Lidhur me rastin tragjik, janë bërë të ditura detaje të reja, me rastin e publikimit të raportit të autopsisë.
Siç bëjnë të ditur mediat italiane, italianja fillimisht ishte rrahur brutalisht, e më pas ishte vrarë nga ish i dashuri i saj.
Nga ekzaminimi u konstatuan mavijosje në kokë dhe fytyrë, si dhe disa plagë në duar, të cilat besohet se i ka marrë gjatë tentativës për t’u mbrojtur, transmeton Klankosova.tv
Sipas autoriteteve italiane, theksojnë se gruaja e cila ishte edhe shtatzënë u godit dy herë në mushkëri, dhe më pas Bujar Fandaj e ka qëlluar me thikë në zemër, duke shpuar tej për tej organin jetësor.
41-vjeçari raportohet se e ka goditur viktimën e tij tetë herë me thikë.
Shtatzënia e Vanessa Ballan, është konfirmuar gjithashtu.
Sipas raportit, 27-vjeçarja kishte arritur afërsisht javën e dymbëdhjetë të shtatzënisë. Në ditët në vijim do të bëhet edhe një test ADN-je për të zbuluar atësinë e fetuesit.
Pas një viti lidhje, italianja kishte vendosur t’i jepte fund gjatë verës, por shqiptari nga Kosova nuk e kishte pranuar këtë gjë.
Kosovari, raportohet se kishte filluar ta përcillte atë duke u shfaqur disa herë në vendet ku ajo punonte, apo dhe në shtëpinë e saj duke e kërcënuar se “do ta vriste” në rast se nuk ribashkoheshin.
Mediat italiane, raportojnë se 41-vjeçari nga Kosova donte që e reja shtatzënë të ndahej nga partneri i saj dhe të shkonte të jetonte me të në San Vito di Altivole, pak kilometra nga Spineda di Riese Pio X në Treviso, ku ndodhi tragjedia.