Autobusi i kombëtares së Zvicrës është përplasur me një veturë të policisë.
Ky aksident ka ndodhur rrugës së ekipit zviceran për t’u ndeshur me kombëtaren e Brazilit.
Lajmi i mirë është që askush nuk është lënduar, dhe që skuadra e Zvicrës ka arritur në stadium.
Gjithçka ishte gati për përballjen midis dy kombëtareve në ndeshjen që nisi në orën 17:00.