Ndërmarja për Transport Publik në Shkup u kërkon transportuesve privat të dërgojnë autobusët e tyre të martën për kontroll. Qëllimi është të shihet a është gjithçka në rregull me sistemin nëpër autobusat pasiqë kanë qenë jasht funksionit gati 7 muaj.
Nga ora 9 deri në ora 11 pritet të kontrollohen, pastaj do të vendoset nëse do lëshohen për qarkullim, informon Klan M.
Përndryshe, Qyteti i Shkupit shpalli thirrje të re për përfshirjen e autobusëve privatë në transportin publik të qytetit.
Tenderi i parë dështoi pasi siç informuan nga Qyteti i Shkupit transportuesit nuk kishin plotësuar gjithe dokumentacionin. Ndërsa tashmë tenderi ka kaluar dhe pritet që së shpejti tranaportuesit privat të kyçen në qarkullim. /KlanMacedonia/