Autobusët e NQP-së vazhdojnë te jenë të parkuar para Qeverisë

Edhe sot autobusët e NQP-së vazhduan të jenë të parkuar para Qeverisë.

Autobusët e parkuar paralizuan një pjesë të qytetit mëngjesin e sotëm. Drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët përpiqen të kalojnë nëpër turma dhe rrugë tjera alternative për të arritur në destinacionin e duhur.

Ndryshe, autobusët e NQP-së sot në mëngjes janë rikthyer në rrugët e Shkupit pas vendimit të djeshëm të Këshillit të Qytetit të Shkupit për transferimin e parave për të paguar pagat e punëtorëve të kësaj ndërmarrje publike të Shkupit.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share