ATS GROUP prezantoi bordin këshilldhënës – afër realizimit të qëllimit strategjik deri vitin 2030

ATS GROUP me krenari e prezantoi Bordin Këshillëdhënës të përbërë nga anëtarë të shquar, profesionistë të dëshmuar me përmasa botërore. Një pjesë e anëtarëve të Bordit, karrierat e tyre prestigjioze i kanë ndërtuar si bartës të funksioneve të larta politike dhe ekonomike, ndërsa pjesa tjetër janë të dekoruar në armatat e shteteve të tyre të respektuara. Secili anëtarë i Bordit sjell dituri dhe aftësi karakteristike, të cilat lehtë mund të vërehen në biografitë e tyre të pasura.

Qëllimi i Bordit këshillëdhënës është që të këshilloj korporatën ATS në krye me drejtorin ekzekutiv, z. Demirovski për hapat strategjik përmes profilizimit të rekomandimeve të larta profesionale dhe kredibile për menaxhment të sigurisë, por edhe synimin për promovimin e Maqedonisë së Veriut në skenën botërore të sigurisë.

Me formimin e Bordit këshillëdhënës korporata ATS është më afër realizimit të qëllimit të saj që të jetë prodhuesi më i madh global deri në vitin 2030. Bordi takimin e parë këshilldhënës e mbajti më 15 prill të vitit 2024, me prezencë të të gjithë 5 anëtarëve me përbërjen në vijim:

GJENERAL XHEJMS L. XHONS – KRYETAR I BORDIT

Ish pjesëtarë i korpusit të flotës detare të SHBA-ve Gjeneral me 4 yje dhe konsultant në Shtëpinë e Bardhë. Zoti Xhons edhe më tej është i kyçur në çështjet e sigurisë nacionale dhe politikën e jashtme të SHBA-ve. Me kuptim të thellë të çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes nacionale, ka rol kyç në udhëheqjen e korporatës drejt suksesit të definuar strategjik.

MARK PRIÇARD, NËNKRYETAR I BORDIT

Politikan dhe avokat eminent, ish pjesëtarë i parlamentit britanik, bëhet pjesë e Bordit me ekspertizë të madhe në politikat publike dhe menaxhmentin udhëheqës. Zoti Priçard posedon njohur të thella të rregullativave dhe e këshillon korporatën ATS për çështje juridike dhe çështje të lidhura me harmonizimin e praktikave dhe rregullativave botërore.

GJENERAL MAJKËL D. BARBERO, ANËTAR I BORDIT

-Gjeneral-kolonel i pensionuar i Ushtrisë Amerikane i cili ka fituar shumë dekorata, me ekspertizë të madhe në strategjinë ushtarake.

GJENERALI SIR RIÇARD BARRONS, ANËTAR I BORDIT

-Oficer i ushtrisë britanike në pension, me shumë dekorata, me njohuri të gjera dhe përvojë në parashikimin dhe zgjidhjen e çështjeve komplekse gjeopolitike.

XHON DE VITO, ANËTAR I BORDIT

-Për momentin agjent special për ATF-Agjencia për zbatimin e ligjit në Nju Jork, ai i mbikëqyr operacionet në të gjithë territorin e SHBA-ve.

Pronari dhe drejtori ekzekutiv i grupacionit ATS, z. Demirovski u falënderua për respektin e treguar dhe anëtarësimin e përfaqësuesve të larta dhe personave me ndikim të lartë në nivel global duke theksuar se formimi i bordit e akceleron suksesin, e rrit ndikimin por edhe përgjegjësinë, njëkohësisht kontribuon për avancimin e pozitës strategjike dhe promovimin e Maqedonisë së Veriut, shteti ku prodhohen produkte me cilësi të njohur në nivel ndërkombëtar, të dedikuara për tregun botëror.

ATS GRUP është prodhuesi i vetëm me kapacitete të vet autentike në tre fabrika, të dedikuara për mbrojtjen, me mbi 500 të punësuar, dhe në atë drejtim paralajmëron edhe hapjen e fabrikës së katërt për prodhimin e tekstilit teknik si pjesë përbërëse e të gjitha produkteve shoqëruese.

  1. Demirovski theksoi se pa përjashtim, të gjitha repartet funksionojnë duke i respektuar standardet më të larta të prodhimit të NATO-s dhe vetëm në atë mënyrë prodhohet asortimenti i gjerë i produkteve me cilësi të njohur në nivel global, diçka për cilën dëshmojnë arritjet e shumta dhe çmime. ATS GRUP prodhon produkte shoqëruese për mbrojtjen balistike, të dedikuara për armatën dhe policinë. Përveç asaj, prodhon municion si dhe linjë të krijimit  të montimit të plotë të makinave për prodhim të municionit, me çka nga viti në vit e rrit potencialin e vet për eksport dhe e plotëson misionin e vet.

ATS Group nuk ndalon që të zhvillohet, të rritet dhe të krijojë vlerë të shtuar për industrinë në të cilën tashmë është partner i etabluar. Me vizionet e veta për kapacitetet strategjike shtetërore mbrojtëse dhe aktivitete praktike ndikon në pozicionimin e Maqedonisë së Veriut si faktor serioz në industrinë e mbrojtjes në përmasa botërore./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share