Atmosfera në Stamboll / Tifozet e Interit dhe te Man City “pushtojnë” metropolin turk

Tifozët e Interit dhe Manchester City kanë mbushur baret në qendër të Stambollit, teksa po përgatiten për finalen e Ligës së Kampionëve.

Atmosfera ishte unike në parqet qëndrore e po ashtu në zonat e dedikuara për fansat, ndërkohë që shumë prej vizitorëve e shfrytëzuan kohën për të bërë fotografi në atraksionet e metropolit turk. 

Shumë të tjerë zgjodhën të qëndronin në bare e restorante, e këndonin këngë dhe brohoritnin për ekipin e tyre të zemrës. 

Një pjesë e tifozëve bënë foto me trofeun zyrtar të Ligës së Kampioneve, që do të qëndrojë i ekspozuar deri sa të niset në stadiumin “Ataturk” për finalen e madhe. 

Impianti ka një kapacitet prej 75 mijë spektatorësh

Në Stamboll ndodhen me mijëra fansa të zikaltërve dhe Cityzens, e ata që nuk kanë bileta për të shijuar spektaklin në stadium, do të kenë mundësinë që ta shikojnë sfidën në ekranet gjigande në zonat e dedikuara për fansat. 

City është favorit në këtë përballje, ndërsa synon që ta mbyllë edicionin me tripletë titujsh, ndërsa më herët ka fituar Premier Ligën dhe FA Cup. 

Por edhe Interi po kalon një formë mjaft të mirë, ndërsa ka fituar 11 nga 12 sfidat e fundit në të gjitha garat. /KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share