Atletikë: Winfred Mutile YAVI nga Bahraini kampione bote në 3000 metra me pengesa, Luiza Gega e teta

Winfred Mutile YAVI nga Bahraini është kamopione botërore në disiplinën 3000 metra me penghesa pasi në finale të kampionatit botërorë “Budapesi 2023” doli e para me rezultatin 8 minuta, 54 sekonda e 29 të qindta , para dy atleteve nga Kenia që dolën e dyta dhe e treta Beatrice CHEPKOECH me rezultat 8:58.98 dhe Faith CHEROTICH me rezultatin 9:00.69 .

Atletja më mire shqiptare Luiza Gega në konkurencën e 15 atleteve më të mira botërore doli e teta me rezultatin 9:10.27.

Ndryshe sonte edhe zyrtarisht përfundoi kampionati botërorë i atletikës “Budapesti 2023” ku morën pjesë mbi 2000 atlet nga 200 vende të botës.

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share