Atletikë: Smajlaj fiton pafajësinë, dënohen presidenti dhe ish-sekretari i FSHA-së

Izmir Smaljal është i pafajshëm. Është ky verdikti i gjykatës, që i jep mundësi sportistit shkodran t’u rikthehet në të gjithë aktivitetet e atletikës, tashmë i shkarkuar nga të gjithë akuzat e ngritura ndaj tij.

Atleti shkodran, kampioni i Europës dhe i Ballkanit, rekordmeni i Shqipërisë ka arritur të fitojë betejën ligjore të zhvilluar në Francë me “Njësinë e Integritetit të Atletikës”, e cila e kishte akuzuar për manipulim rezultati në bashkëpunim, ku përfshihej sekretari i përgjithshëm i FSHA, Nikolin Dionisi dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës dhe njëkohësisht trajneri i tij Gjergj Ruli.

E nëse Smajlaj doli i pafajshëm, Top Channel raporton se Nikolin Dionisi, ish-sekretar i Federatës së Atletikës, i cili pranoi fajin dhe gjykimin e shkurtuar, u dënua me 4 vite pezullim nga aktivitetet e këtij sporti.

Ndërkohë presidenti aktual i FSHA, Gjergj Ruli, “për mungesë sinqeriteti dhe mosmarrje masash ndaj administratës së federatës për këtë gabim, dënohet me 5 vite pezullim.
Më 19 maj është përcaktuar data e asamblesë së jashtëzakonshme për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të Federatës Shqiptare të Atletikës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share