Atletikë: Luiza Gega e pesta në Kampionatin Europian, në garën e 3000m/p

Atletja shqiptare Luiza Gega e ka mbyllur në vendin e pestë finalen e 3000 metrave me pengesa, në Kampionatin Europian të Atletikës që po z(Munich) edhe pse bëri një garë të mirë, duke qenë vazhdimisht mes pretendenteve.

Gega dha kohën 9’22”92, duke humbur terren me podiumin në xhiron e fundit të garës, aty ku u shkëput dhe fitoi francezja Alice Finot (9’16″22 medalje ari), gjermania Gesa Krause (argjend) dhe britanikja Elisabeth Bird (bronz). Para Gegës doli edhe atletja rumune Stella Rutto (e katërta).

Koha e dhënë sot në finale ishte më e mira sezonale për atleten kuqezi (në bateritë eliminatore dha kohën 9’35”77), që ka siguruar një vend në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Gjithsesi, kjo nuk mjaftoi për t’i dhënë asaj ndonjë medalje (16 atlete morën pjesë në finale) edhe pse ky turne ishte një test pozitiv para Olimpiadës.

Në këtë Europian garoi për Shqipërinë edhe atleti i kërcimit së gjati Izmir Smajlaj, por që nuk arriti dot të kapë dot finalen e kësaj disipline. Me rezultatin 7.78 metra ai nuk arriti të hyjë mes atletëve që shkojnë në finale, duke e mbyllur konkurrimin që në bateri.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share