Atleti 25-vjeçari nga Shkodra, Franko Burraj merr pjesë në Botërorin që po zhvillohet në Glasgou të Skocisë dhe arriti të kualifikohet për në gjysmëfinalet e 400-metrave me kohën 46.86 sekondat, 3 të qindat më pak se rekordi kombëtar që mbahet nga vetë ai.
Bruno Rotani në fejsbuk ka shkruajt:
Franko Burraj kualifikohet në gjysëm finale në Kampionatin Botëror te atletikës qe po mbahet në Glasgow të Skocisë në Britanine e Madhe nga data 1-3 mars.
Me rezultatin fantastik ne 400m 46.86,vetem 3 te qindtat larg rekordit kombëtar që mbahet po nga ai vete.
Atleti i talentuar shkodran Franko Burraj është i pari atlet Shqiptar mashkull që do të marrë pjesë në një gjysmëfinale botërori. Gara e gjysmëfinales do të mbahet po sonte në orën 21.10 me orën lokale (22.10 me orën tonë).