Atletja holandeze Femke Bol vendosi një rekord të ri botëror në 400 metra në salla të mbyllura me një kohë prej 49.26 sekondash.
“Unë shpresoja të bëja rekordin, sigurisht, por në jetë shpresoni për shumë gjëra dhe shumicën e kohës nuk ndodh,” tha Bol në Kampionatin Holandez të Indoor në Apeldoorn.
“Më vjen mirë që jo vetëm që mora rekordin, por që e përmirësova me një diferencë të madhe”, tha ajo pasi fitoi garën.
Jarmila Kratochvilova nga Çekosllovakia e mbante rekordin e vejetër në 400 metra me rezultatin 49.59 sekonda të arritur në mars të vitit 1982 në Milano të Italisë.
Kjo ishte gara e fundit e 22-vjeçares Bol përpara Kampionatit Evropian të Atletikës që do të mbahet në Stamboll më 2 deri 5 mars 2023.
/KlanMacedonia/