Atletikë: FAMV mbajti Kuvendin e rregullt vjetor!

AJREDINI- NË KËSHILLIN DREJTUES PUNOHET KORREKT

Në Kuvendin e rregullt vjetor që e udhëhoqi kryetarja  Aleksandra  Vojneska që u mbajt në Shkup të pranishëm ishin 12 delegat me të drejt vote dhe pesë delegatë pa të drejtë vote, nga  gjithësejt 38 klube sa numëron Federata e Atletikës së Maqedonisë së Veriut ..

Organi më i lartë i federatës së atletikës miratoi me disa  vërejtje raportin për punën  e  Federatës  dhe raportin  financiar për vitin  2023. Delegatët e Kuvendit miratuan edhe  kalendarin e garave  si dhe  programin vjetor të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut. Për punën e Këshillit drejtues të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut, delegatëve me një fjalim të shkurt iu drejtua nën kryetari Alim Ajredini.

Është nder i madh për mua që dal sot para jush dhe kjo të parashtroj një mendim timin pozitiv rreth punës që bëhet në Federatën e Atletikës. Është e vërtetë që kur hyra në fillim isha në mëdyshje, të pranoj ose mos pranoj, sepse isha i angazhuar edhe kisha vërejtjet e mia, por megjithatë ishte një gabim i imi, një mendim joreal, sepse në federatë, në Këshillin Drejtues punohet korrekt , punohet në të mirë të atletikës dhe në të mirë të sportistëve. Dua t’i përshëndes gjithë klubet e reja të cilat u pranuan sot, në veçanti Uskanën nga Kërçova, i uroj shumë suksese, iu priftë e mbara, mbështetjen tonë gjithmonë do ta keni numër një.” tha ai

Në  fundi kuvendi  dha dritë jeshile për pranimin e pesë klubeve të reja me kushte që në afat  prej  30  ditëve të kompletojnë e gjithë dokumentacionin e duhura. Në mesin e pesë ekipeve të reja është edhe Klubi i atletikës Uskana nga Kërçova. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share