Atletico mundet nga Vedat Muriqi

Sulmuesi i Mallorca shënon golin e fitores

Vedat Muriqi ishte sërish vendimtar për Mallorca. Sulmuesi nga Kosova realizoi për të katërtën ndeshje radhazi në La Liga, duke vendosur suksesin 1 – 0 ndaj Atletico Madrid.

“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur. Siç them gjithmonë unë jam sulmues dhe duhet të shënoj gola. Nëse me golat e mi fitojmë pikë, askush nuk është më i lumtur se unë sonte.”

Muriqi është kthyer në heroin e tifozëve pas 8 golave të shënuar në kampionat.

“I falenderoj shumë tifozët, pasi më japin shumë besim.”

Mallorca pas 14 javësh ka 19 pikë dhe ndodhet në mesin e tabelës. Në pjesën dërrmuese të ndeshjeve ka qenë Vedat Muriqi, i cili ka vendosur për rezultatin përfundimtar, duke realizuar golin e fitores, barazimit apo që ka sjellë përmbysjen.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share