Atletico Madrid kërkon sulmuesin Julian Alvarez për sezonin e ardhshëm

Atletico Madrid është në kërkim të një sulmuesi potent për sezonin e ardhshëm pas largimit të Memphis Depay dhe Alvaro Morata. Julian Alvarez, sulmuesi i Manchester City, është preferenca e tyre.

Ai ka shënuar 19 gola dhe dhënë 13 asist në këtë sezon. Atletico po tenton ta bindë Alvarez që të luajë në La Liga, por nuk do të jetë lehtë të lëshojnë “diamantin” e tyre.

Këta të fundit do të takohen me 24-vjeçarin gjatë grumbullimit të Kombëtares për në Kupën e Amerikës dhe do të tentojnë ta bindin që sezonin e ardhshëm të luajë në La Liga, megjithatë nuk do të jetë lehtë që “Qytetarët” të lëshojnë aq lehtë “diamantin” e tyre, të cilin e transferuan për vetëm 17 milionë euro në vitin 2022 nga River Plate.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share