Atentatori i kërkon falje Ali Ahmetit tek varri i nënës së tij Huma

Në vitin 2008 kishte ndodhur një incident ku gjatë fushatës zgjedhore, ishte bërë atentat ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. Sot atentatori ka kërkuar falje në varrin e nënës së tij Huma, pasi Ahmeti i’a fali veprimin ndaj tij, informon Klan M.

Si e përjetuat lajmin për faljen nga ana e Ali Ahmeti?

”Ahmeti është një burrë shumë i madh, një hero shumë i madh, është hero kombëtar, dhe unë kam pasur fatin që të takohem edhe me shumë bashkëpunëtor të z. Ahmeit dhe ata më kanë thënë se edhe prej momentit që ke gabu’ nga Ali Ahmeti je i falur sepse Ahmeti pushkë për shqiptarët nuk ka. Nuk ka pas kurrë dhe nuk ka. Fjalët e nënës time më kanë përcjellë për 15 vite, edhe shumë herë e kam menduar, mirëpo edhe shumë herë e kam biseduar me një mikun tim profesorin e nderuar Ismet Jonuzin, shumë këshilla kam marrë dhe prej profit Ismet Jonuzi, edhe vendosa të marr guximin se ishte diçka shumë e vështirë për mua, por të paktën nuk arrita të takoj nënën Huma gjallë dhe t’i drejtohem me një kërkim falje te varri edhe shpresoj se pas këtij gjesti do më falë edhe nëna ime. Pendesa ka lindur nga momenti i veprimit, nga momenti i gabimit telefonata e parë ka qenë nga nëna ime, e cila më është drejtuar “bir, mos je çmendur, a e din sa të keqin e ndjej unë, mendon se ka nënë edhe ai, çfarë ndjenja përjeton edhe ajo”, pastaj fjala tjetër e nënës time ka qenë se kurrë hallall nuk ta bëj. Kam një porosi për gjithë shqiptarët anë e mbanë, e veçanërisht gjeneratat e reja, që të vlerësojnë udhëheqësit e luftës ushtarët e luftës sepse falë tyre ne sot gëzojmë lirinë e Kosovës, lirinë tonë këtu në Maqedoni, të drejtat dhe barazitë tona që i kemi në Maqedoni, vendimmarrjen tonë, këtu i kemi gjitha meritat falë Ahmeti. I drejtohem rinisë shqiptare që të vlerësojnë komandantët tanë se pa këta burra ne nuk do të ishim këtu ku jemi” – tha atentatori i vitit 2008 ndaj Ali Ahmetit.

Ndryshe bëhet fjalë për rastin gjatë fushatës elektorale të vitit 2008, kur kreu i BDI-së ishte sulmuar gjatë një aktiviteti partiak në fshatin Rakovec të komunës së Bogovinës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share