Atentat 32-vjeçarit shqiptar në Greqi

Merr plumb në shpatull, plagoset dhe një kalimtare

Atentat ndaj 32 vjeçarit shqiptar në Greqi. Ai qëllohet me dy plumba në Athinë të dielën në mbrëmje, një plumb e merr në shpatull ndërsa plagoset edhe një vajzë 20-vjeçare greke, kalimtare e rastësishme. Mediat greke shkruajnë, dy të shtëna, dy persona që nuk njihen të plagosur, asnjë dëshmitar, asnjë gëzhojë, janë elementët që përbëjnë enigmën e misterit me të shtënat jashtë një shkolle në Panormos, që shqetëson autoritetet.

Hetohet e e shkuara e 32 vjeçarit i cili është i skeduar për raste droge nëse burim i të shtënave është e shkuara e tij. Të dy të plagosurit u paraqitën në spital pas ngjarjes për të marrë ndihmë. Vajza greke ka marrë një plagë në kofshën e djathtë dhe 32-vjeçari me plagë në shpatull.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share