“Atëkohë ishte Nikolla Gruevski kryeministër” – Imer Selmani flet për arritjet e tij si zëvendëskryeministër

I ftuar në emisionin 99 Minuta me Fjolla Telain, ish politikani Imer Selmani ka folur për periudhën kur ai ka qenë zëvendëskryeministër e kryeministër ka qenën Nikolla Gruveski. Ai përmendi disa nga arritjet e tij, mes të cilave shënimi me ligj i Fitër Bajramit si festë shtetërore, Kurban Bajramit si festë fetare dhe 22 nëntorin – Dita e Alfabetit si festë kombëtare, përcjell Klan M.

“Ka qenë një periudhë kur ke pasur të bësh me një politikan pak më të fortë në komponentat nacionale, por ia kemi arritur. Do të cek vetëm disa elemente ku së pari herë si zëvendëskryeministër i MO-së, arrita ta realizoj pasqyrën e parë për përfaqësimin etnik dhe nivelin e arsimit në gjitha institucionet shtetërore dhe publike në vendin tonë”, tha mes tjerash Selmani./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share