MINISTRI I JASHTËM I KROACISË PËR VIZITË NË PRISHTINË
Modeli i aplikuar në Kroaci për asociaciacionin e Komunave me Shumicë serbe është përmendur të jetë si model edhe në Kosovë.
Ministri i Jashtëm kroat gjatë qëndrimit në Kosovë tha se modeli I tyre qenë i suksesshëm në Kroaci.
Tha se Kroacia përkrah cdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ku pajtohen të dyja palët.
”Më vjen mirë që Kroacia merret si një model. Natyrisht është shumë bukur të dëgjohet. Qëllimi im këtu është vetëm për forcimin e marrëdhënieve bilaterale. Kur flasim për modelin kroat mund të flasim që ky model është promovuar përmes ligjit kushtetutës për të drejtat e pakicave, ndoshta mund të shërbej si model” – tha Gordan Grliq Radman, ministër i Jashtëm i Kroacisë.
Mistrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se nga ajo çfarë është parë në Bosnjë dhe Hercegovinë përmes Republikës Serbe të instaluar atje, një bllokim i funksionimit të vendit, nuk do të ndodhë në Kosovë.
Drafstatutin e propozuar nga ekipi menaxhues që tashmë është shkarkuar nga qeveria e ka kritikuar edhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku duke thënë se një propozim i tillë projekton federalizimin e Kosovës.
Asociacioni sipas tij bëhet nga institucionet tona brenda rendit kushtetues dhe cdo ikje nga përgjegjësia është dorëzim.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha
https://www.youtube.com/watch?v=RbaeEv4wO9g