Asociacioni, Konjufca: S’presim marrëveshje të shpejtë

“Ekspertët propozuan një Republikë Serbe në Kosovë”

Pa kaluar 12 orë nga prezantimi i draft-statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka liruar nga detyra Ekipin Menaxhues për hartimin e këtij dokumenti.

“Meqenëse atje i prezantoi interesat e Republikës së Serbisë, jo interesat e Republikës së Kosovës. Pra, po e shini edhe vetë se çfarë ekipe menaxhuese edhe çfarë institucione kanë vendosur qeveritë e mëparshme”, tha Konjufca.

Nuk pret marrëveshje të shpejtë me Serbinë për këtë çështje.

Në Bruksel pala kosovare të martën mbrëma nuk është pajtuar me draft-statutin e prezantuar për Asociacionin, por pati pajtueshmëri për Deklaratën e të Zhdukurve nga koha e luftës.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, takimin e ka cilësuar si të rëndësishëm duke thënë se ky është pikëfillimi pasi që u prezantua një draft-statut i cili nuk është final.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share