Ish-ministri i Jashtëm kërkon transparencë
E quan draft-statutin e fundit të asociacionit të komunave me shumicë serbe të pakrahasueshëm me versionet e mëparshme duke arguementuar se i njëjti e pranon shtetin e Kosovës.
Por Kryeministri Kurti deri më tani ende nuk e ka bërë publik këtë raport duke u arsyetuar se këtë ia kanë kërkuar ndërkombëtarët.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e konsideron antidemokratike që ky draft të mbahet fshehtë nga opinioni publik.
“Është e pakuptueshme dhe anti-demokratike që ky draft të mbetet më tutje i fshehur dhe të mos i tregohet opinionit publik për një temë e cila është shumë e rëndësishme”.
Një draft së fundmi është publikuar nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani.
Qeveria e Kosovës nuk e ka mohuar e as pohuar nëse ky draft-statut është i njëjti me atë të BE-së duke thënë se e kanë të pamundur të komentojnë mbi vërtetësinë e secilit dokument që publikohet.
Enver Hoxhaj heziton ta komentojë pa e parë parë versionin zyrtar.
Pikërisht themelimi i asociacionit sipas palës serbe do të jetë temë kryesore e takimit të së enjtes në Bruksel.
Pala kosovare ka konfirmuar pjesëmarrjen duke mos komentuar temat.
Megjithatë Kryeministri Albin Kurti insiston që të nënshkruhet plani i BE-së ku është i përfshirë asociacioni si dhe zbatimi edhe i pikave të tjera të marrëveshjeve të Brukselit.
Tv Klan