Asllani shkëlqen në miqësore, mediat italiane nuk kursejnë lëvdatat

Kristjan Asllani ka bërë për vete të gjithë. Këtë shkruan Gazzetta dello Sport në artikullin e ditës së hënë. Goli i tij me FC Milanese tërhoqi vëmendjen për mënyrën se si u shënua, pavarësisht nivelit të kundërshtarit.

Teknika se si mori topin, shmangia e mbrojtësve dhe goditja me një lehtësi të admirueshme bëri që goli të shikohej e të rishikohej në rrjetet sociale. Thjeshtësia dhe personaliteti janë dy cilësi të admirueshme të 20-vjeçarit.

Puna dhe impenjimi i tij tek Empoli u shpërblye duke tërhequr vëmendjen e Inter dhe trajnerit Simone Inzaghi, pasi Kristjani shënoi edhe në San Siro. Zëvendës Brozoviç shikohet edhe si një futbollist, i cili mund të luajë në mesfushë përkrah kroatit.

Kristjan Asllani vrapon mesatarisht 11, 05 kilometra për ndeshje në Serie A dhe renditet i shtati, më mirë se Barella. Asllani duhet të rritet dhe përmirësohet për nivele të tilla dhe kjo është detyra e Inzaghi për të marrë më të mirën prej tij.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share