Janë Genesis më të pasurit e botës së spektaklit për vitin 2022. Grupi muzikor i Phil Collins, falë dhe turneut të lamtumirës, fitimeve nga transmetimet e drejtpërdrejta dhe shitjet e disqeve ka fituar 230 milionë dollarë, të cilave i shtohen dhe 300 milionë dollarë të fituara nga shitja e katalogut të tyre. Klasifikimi i fitimeve në botën e spektaklit është publikuar nga revista “Forbes”. Në vend të dytë renditet Sting, ndërsa Taylor Swift mbetet e vetmja femër në këtë listë.
Genesis i Phil Collins, Tony Banks e Mike Rutherford përshëndeti fansat me një turne të fundit dhe më pas shiti të drejtat e muzikës së tij grupit Concord Music. Një marëveshje që parashikon të drejtat e publikimit, një përzgjedhje nga të drejtat e transmetimit live të muzikës së grupit por dhe asaj personale të anëtarëve të bandës në karrierat e tyre si solistë.
Vendimi për të shitur katalogun rezultoi shumë frytdhënës për disa yje të muzikës pop dhe rock të viteve ’70 dhe ’80. Në vend të dytë për fitime të mëdha në këtë drejtim renditet pikërisht Sting. Dhe ai ndëmrori një turne për të prezantuar sukseset e tij të vjetra duke grumbulluar 210 milionë dollarë dhe 300 milionë të tjera nga shitja e katalogut të tij muzikor.
Janë vetëm 98 milionë dollarë fitimet e Rolling Stones, anëtarët e grupit pothuajse 80 vjeç nuk lodhen duke organizuar turne.
/ SCAN