ASHMAA: Drejtori Trajçevski cak i kërcënimeve anonime!

“KISHTE REFUZUAR KËRKESËN PËR MARRJEN E LEJES PËR TV ALSAT -M”

Drejtori i Agjencisë për Media, Zoran Trajçevski, ka qenë cak i kërcënimeve anonime për shkak të refuzimit të kërkesës për marrjen e lejes për emetim të Televizionit ALSAT, njoftojnë nga Agjencia, percjell KlanM.

Trajçevski kërcënimet I ka marrë në celularin e tij më 13 Korrik, kurse tashmë janë denoncuar në MPB dhe institucione tjera kompetente, kurse nga Agjencia për Media presin zbardhjen e shpejtë të rastit. Gjithashtu janë njoftuar edhe organizatat ndërkombëtare.

“Mesazhet janë dërguar pasi Agjenicia, në seancën e mbajtur më 11 korrik, hodhi poshtë nismën anonime për marrjen e lejes të TV ALSAT-M. Agjenicia ka shqyrtuar nismën e dorëzuar, megjithatë është konstatuar se nuk ka qasje në linqet që ishin potencuar si pretendime për dëshmi se “Ve-Ve group”, pronar i ALSAT -M, keqpërdor televizionin dhe kryen presione ndaj institucioneve të shtetit për të realizuar nevojat e saj biznesore. Njëkohësisht, nisma ishte dorëzuar si denoncim anonim dhe nuk kishte mundësi të njoftohejt denoncuese për t`i mënjanuar mangësitë” – thonë nga ASHMAA.

Kishte reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, që kishte përshëndetur hedhjen poshtë të nismës, por, sic percjell KlanM, gjithashtu potencoi se nismat anonime dhe të paargumentuara për marrje të lejes së emetimit vlerësohen si presione ndaj radiodifuzerëve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share