ASHKMV: Koncerti i dedikuar “Ditës së Plisit” bashkon shqiptarët në Shkup më 17 shkurt

Drejtori i Ansamblit të Valleve dhe këngëve shqipe, Shkodran Tolaj tha se koncerti i dedikuar ”Ditës së Plisit” do të mbahet më 17 Shkurt. Ai tregoi se si do të zhvillohet koncerti duke thënë se do të dhurohen plisa për gjithë në sallë do të këndohen këngë, valle të ndryshme ku mes tjerash tha se do të ketë të ftuar edhe mysafir special, informon Klan M.

”Ka dy vite që është nën ombrellën e ansamblit organizimi i ditës së Plisit, kemi mysafirë special ansamblin nga Drenca ansamblin Hamëz Jashari, kemi vallen premierë ”Baresha” kemi kthyer vallen ”Shota” në origjalitetin e saj dhe do të kemi plisa për gjithë” – tha Shkodran Tolaj. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share