ASH: VLON Nepotizmi, Fatmir Limani ministër, vëllaun e mban drejtor

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës ka reaguar ndaj nepotizmit të shfaqur në koalicionin VLEN, ku sipas informacioneve të publikuara nga ASH, përderisa Fatmir Limani është ministër, vëllaun e mban drejtor në Qendrën për Punë dhe Politikë Sociale në Kërçovë.

Nga ASH kanë ftuar Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit si dhe Prokurorinë Publike që të hetojnë rastin.

Reagimi i plotë:

VLON Nepotizmi, Fatmir Limani ministër, vëllaun e mban drejtor

Nepotizmi dhe konflikti i interesit gjithnjë e më shumë po bëhen sinonim i koalicionit jolegjitim vLEN dhe funksionarëve të saj.

Vëllau i Fatmir Limanit, Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Dashmir Limani, vazhdon të jetë drejtor i Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Kërçovë. Kjo situatë paraqet konflikt interesi dhe është në kundërshtim të hapur me ligjin.

Ftojmë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit si dhe Prokurorinë Publike që të shqyrtojnë dhe të zgjidhin këtë situatë, pasi ministri Limani gati tre muaj nga marja e detyrës nuk ka vepruar dhe dy vëllezërit vazhdojnë të mbajnë dy pozicionet.

Përveç shkeljes flagrate të ligjit, kjo dëshmon edhe dyftyrësinë e partive shqiptare që pa legjitimitet kanë hyrë në Qeveri dhe zotimet e tyre të rrejshme për qeverisje të drejtë dhe transparente, si dhe konfirmon paralajmërimet tona, se hyrja e tyre në Qeveri ka për qëllim vetëm interesat e ngushta partiake, familjare dhe individuale. /tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share