ASH: VLEN-VMRO-DPMNE ndaluan Abetaren e unifikuar, imponuan maqedonishten për drejtorët!

DCIM100MEDIADJI_0484.JPG

Goditjen e radhës, Qeveria monoetnike e VMRO-së dhe vasalëve të tyre e bëri ndaj arsimit në gjuhën shqipe – reagon ASH-ja e Ziadin Selës.

“Pasi nuk arritën të imponojnë himnin maqedonas për nxënësit shqiptar, dje me votat edhe të vasalëve nga Vlen, u imponua provimi i gjuhës maqedonase për drejtorët e shkollave fillore. Ky kusht do të vlejë edhe për drejtorët shqiptarë që do të drejtojnë shkolla me 100% nxënës dhe mësimdhënës shqiptarë. Por, një kusht i ngjashëm për të njohur gjuhën shqipe nuk do të vlejë për drejtorët maqedonas, as në komunat me shumicë shqiptare, ku edhe nxënësit shqiptarë janë poashtu shumicë” – thonë nga ASH-ja.

Sipas ASH-së, me ndryshimet e Ligjit për tekstet shkollore u ndalua përfundimisht përdorimi i Abetares së unifikuar të gjuhës shqipe. Bashkë me të u ndaluan edhe të gjitha tekstet e tjera të autorëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova. Kjo u bë falë ndryshimit me të cilin parashihet që autorët të jenë vetëm shtetas të Maqedonisë së Veriut.

“Gjatë ndryshimeve të dy ligjeve deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Frontit Europian votuan KUNDËR, ndërsa ata të Vlen votuan PËR, duke siguruar edhe shumicën e thjeshtë edhe atë të Badenterit” – thonë nga ASH-ja.

Fatkeqësia është edhe më e madhe në këtë rast sepse deputetët e Vlenit, sic thuhet në reagimin e ASH-së,  jo vetëm që lejuan, por edhe mbrojtën këtë diskriminim me fjalimet e tyre dhe me votën e tyre në Kuvend. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share