ASH: VLEN legjitimon planin e Stoilkoviqit për largimin e 3000 shqiptarëve nga administrata

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës kanë reaguar ndaj deklaratës së ministrit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq për revizion në ministrinë që udhëhiqej nga Artan Grubi, nën arsyetimin se ka shumë shqiptarë të punësuar.

ASH thonë se Stoilkoviq po përkrahet nga koalicioni VLEN për largimin e shqiptarëve nga puna.

Reagimi i plotë:

Ditë më parë Qeveria e VMRO-së paralajmëroi se do ta shkurtojë administratën për 3000 të punësuar më pak dhe menjëherë pas kltij lajmi, doli ministri Stoilkoviç dhe u kërcënua me revizion dhe largim nga puna të 3000 të punësuarve shqiptar përmes Marrëveshjes së Ohrit.

Në vend që tu dalin në ballë këtyre e në mbrojtje shqiptarëve, njëri nga kryetarët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, doli edhe mbrojti Stoilkoviçin dhe VMRO-në, duke vulosur ofendimin, nënçmimin dhe diferencimin e 3000 shqiptarëve nga administrata shtetërore. Si gjithmonë, për të githa vendimet e VMRO-së dhe Stoilkoviqit këta bëjnë vetëm amin! Janë shëndrruar në argument të VMRO-së!

Me keshtu “shqiptar të ndershëm” jo vetëm 3000 shqiptarë mund te largohen nga puna, por çdo e arritur e shqiptarëve vihet në pikëpyetje.

Krejt fantazia e VMRO-së mund të jetësohet nga “shqiptarët e ndershëm”, e kjo fantazi shndërrohet në veprim madje edhe te foshnjat 3 muajshe. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share