ASH sulmon Besën dhe Alternativën: Kontrollohen nga VMRO

Skandaloz dhe dyfytyrësi, e cilëson Aleanca për Shqiptarët vendimin e Lëvizjes Besa dhe Alternativës që të mos dërgojnë përfaqësues në grupin punues për ndryshimet kushtetuese, përcjell KlanM.

“Arsyetimet e tyre janë të pabaza dhe të paqëndrueshme. Kujtojmë opinionin se grupi punues është formuar pikërisht për të paraqitur propozimet e partive politike dhe aty duhet të sillen vendimet. Kushtëzimet që koncenzusi të arrihet para se të ulen në grupin punues është vetëm një alibi, që shkon pikërisht në dëm të vetë kërkesës për heqjen e 20% nga Kushtetuta dhe në dëm të hapjes së bisedimeve me BE-në. Me veprimet e fundit, Lëvizja Besa dhe Alternativa vetëm se konfirmojnë që janë nën kontroll të plotë të VMRO-DPMNE-së dhe agjendës anti-evropiane”, thuhet në reagiminbe ASH-së.

Nga ASH iu bëjnë thirrje të gjitha subjekteve politike që në këto momente, sipas tyre, të rëndësishme për të ardhmen e vendit, të dëshmojnë pjekuri politike dhe jo të bëjnë politika partiake./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share