ASH: Struganët helmohen, pushteti mbron ndotësit

Aleanca për Shqiptarët dega Strugë në një kumtesë ka kritikuar kryetarin e Strugës, Ramiz Merkon për ndotjen e ajrit.

Të premtosh është gjë e bukur për aq kohë sa premtimi bëhet realitet, por të premtosh të njëjtën gjë në çdo fushatë dhe të luash me ndjenjat dhe fatet e qytetarëve, është padyshim gjëja më e shëmtuar në botë.

Me siguri të gjithë fare mirë i mbani mend fjalët (si gjithmonë) boshe të kryetarit të komunës në lidhje me guroret dhe deponinë në Llabunishtë. Po ç’ndodh sot realisht?

Ka dy ditë që tymi i zi nga djegia e deponisë helmon banorët lokal dhe jo vetëm, e gjitha kjo e dëshmuar edhe nga rezultatet e matjes së ndotjes së ajrit.

Lind pyetja: sa janë kompanitë koncesionere? Po transparencë në dhënien e kontratave të koncesioneve vallë a ka patur? Po inspektorati i ambientit jetësor a po e kryen punën e tij?
Në ndërkohë që të gjithë presim përgjigje dhe fund të kësaj situate të shëmtuar, një gjë është e sigurt: Hipokrizia e BDI-së, dhe kuazi ,, Agjenda e Gjelbërt ,, e saj po mban peng shëndetin e banorëve të Llabunishtit dhe më gjerë, thuhet në kumtesën e ASH-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share