ASH: Keqpërdoren zyrat e shtetit për qëllime partiake – Zv/Kryeministri Mexhiti takim partiak në Ministri!

Institucionet shtetërore dhe zyrat e shtetit po shndërohen në shtabe partiake. Funksionarët e VLEN çdo ditë e më tepër po keqpërdorin zyrat e shtetit për aktivitete dhe qëllime të ndryshme partiake – reagojnë nga ASH-ja e Ziadin Selës, ku sipas tyre, në zyrat e ministrive mbahen takime me strukturat partiake, promovohen anëtarë dhe mbahen edhe mbledhje të degëve.

“Së fundmi, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, në ditë fundjave ka zhvilluar takim me anëtarë partiak në zyrat e ministrisë së tij dhe prej aty ka publikuar fotorafi për qëllime propagandistike partiake” – thonë nga ASH-ja.

Këto veprime janë forma më e ulët e keqpërdorimit të pushtetit dhe degratimit të vetë shtetit. Zyrat dhe ministritë, sipas ASH-së, duhet të shërbejnë për punë në dobi të qytetarëve dhe jo për qëllime partiake.

“Ftojmë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe të gjtha organet kimpetente që të sanksionojnë këtë shkelje të rëndë nga zyrtarët qeveritarë të koalicionit Vlen. Pyesim zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë se a i sheh çfarë bëjnë bashkëpartiakët e tij, apo ai është aty për t’i mbrojtur ata dhe keqpërdorimet e tyre” – thuhet në reagimin e ASH-së. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share