ASH për incidentin në M-NAV: Akte të tilla të mos përsëriten më

Ka reaguar edhe ASH për sulmin në M-NAV dhe pas arrestimit të Bekim Nezirit dhe tre personave tjerë, përcjell klanM. Nga kjo parti dënojnë aktin, duke kërkuar dënime për të përfshirët në incident.

“Sulmi në Kullën e kontrollit në Aeroportin e Shkupit është një incident skandaloz me përmasa ndërkombëtare. Ky akt ka rrezikuar komunikacionin ajror ndërkombëtar dhe jetën e qindra ose mijëra pasagjerëve që mund të kenë pësuar si pasojë e këtij incidenti. Përshëndesim reagimin e prokurorisë dhe kërkesën për paraburgimin e të dyshuarve dhe presim që drejtësia të jep verdikt të drejtë dhe të merituar, me qëllim që aktet e këtilla të marrin dënimin e duhur dhe të mos përsëriten më asnjëherë. Njëkohësisht kërkojmë nga autoritetet përgjegjëse që të rrisin nivelin e sigurisë në objektet dhe institucionet e këtilla, ndërsa të hetohet edhe mënyra se si sulmuesit pa autorizim kanë arritur të futen në kullën e kontrollit”, thuhet në reagimin e ASH-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share