ASH: Pa vullnet politik, është e pamundur lufta efektive kundër korrupsionit

Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate ka dhënë qëndrimin e saj lidhur me raportin e fundit të “Transparency International” lidhur me indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2022. Nga kjo parti thonë se institucionet që duhet ta hetojnë korrupsionin në vend, janë të varura nga politika, përcjell KlanM.
“Në matjen e fundit të nivelit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2022, “Transparency International” specifikon se në vendin tonë institucionet përgjegjëse për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë të nënfinancuara dhe pavarësia e tyre po cenohet nga politika, dhe se gjyqësori është i politizuar, ndërsa drejtësia ngelet selektive në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Aleanca për Shqiptarët konsideron se mungesa e vullnetit politik, pamundëson luftën efektive kundër korrupsionit dhe se zgjidhja është e thjeshtë, respektivisht i domosdoshëm është  vetingu, konfiskimi i pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme, dyfishimi i investimeve në drejtësi dhe në institucionet antikorrupsion”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se ata si parti kanë edhe vullnetin politik edhe guximin për të çuar përpara reformën në drejtësi dhe për të bërë luftë pa kompromis kundër korrupsionit./KlanMacedonia
Lexo gjithashtu
Total
0
Share