ASH në Qeveri: Grupet e punës drejt finalizimit të marrëveshjes

SALI: NËSE EMRI IM ËSHTË PENGESË, KEMI EMRA TË TJERË TË UDHËHEQIN ME MINISTRINË

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pritet të zhvillojnë edhe një takim gjatë dy ditëve në vijim, për të finalizuar marrëveshjen për zgjerimin e koalicionit qeveritar. Nga ASH, sic njofton KlanM, thonë se wshtw dakorduar pjesa më e madhe e çështjeve, por vazhdojnë negociatat për përmbylljen e të gjitha temave.

“Grupet e punës me intensitet të lartë punojnë për mbylljen e të gjitha çështjeve që janë në tavolinë. Ka pajtime, ka përafrime, ka edhe mospajtjme për disa çështje, por vazhdojnë negociatat deri në mbylljen e të gjitha temave” – thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Edhe pse ende nuk është bërë publike se çfarë do t’i takojë Aleancës për Shqiptarët si partner i ri i koalicionit qeveritar, sic percjell KlanM, në opinion tashmë qarkullojnë zëra se kjo parti do të drejtojë me Ministrinë e Drejtësisë, atë të Shëndetësisë dhe një ministri tjetër.

I pyetur sot nëse do të lëshojë postin e tij, Ministri aktual i Shëndetësisë, Bekim Sali tha se, nwse emri i Ministrit paraqet problem, ofrohet kompromisi, por fillimisht duhet tw pastrohet nwse problem wshtw kuadri apo politika.

“Nëse partitë politike merren vesh që unë të mbetem këtu do të mbetem, por edhe nga ana tjetër lideri i partisë sime, Afrim Gashi e ka lejen dhe përkrahjen time maksimale në çdo moment kur e vlerëson se duhet të jepet kjo pozitë, unë nuk jam ministër. Është shumë me rëndësi, që edhe një javë po të jeni ministër ta bëni punën maksimale që e keni, por edhe 20 vjet po të jeni, mos të adaptoheni dhe mos të krijoni komfort zonë në atë pozitë ku jeni emëruar” – deklaroi Bekim Sali.

Alternativa paraprakisht ka kundërshtuar hyrjen e ASH në Qeveri, duke paralajmëruar se do të shqyrtojnë nëse pas kësaj do të mbeten në Qeveri. Në lidhje me këtë, sic njofton KlanM, kryeministri Kovaçevski ka paralajmëruar se do të zhvillojë një takim edhe me kryetarin e kësaj partie, Afrim Gashi. Pas këtij takimi, Alternativa pritet që të marrë vendim se si do të veprojë më tej. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share