ASH: Kush e shpëtoi Mijallkovin, Artan Grubi apo Ali Ahmeti me ambasadorët rus?

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri përmes një press konference theksoi se sot ishim dëshmitarë edhe të një marrëveshje të turpit mes sistemit të drejtësisë dhe njërit nga kriminelët e dy regjimeve në vazhdimësi, Sasho Mijallkov.

Pyesim publikisht a u morr vesh Artan Grubi me Sasho Mijallkovin, apo Ali Ahmeti në takimet e fshehta me ambasadorët e Rusisë dhe Serbisë, tha deputeti Neziri.

“Sot ishim dëshmitarë edhe të një marrëveshje të turpit mes sistemit të drejtësisë dhe njërit nga kriminelët e dy regjimeve në vazhdimësi, Sasho Mijallkov. Derisa qindra shqiptarë merrnin dënime dragonike për hudhje vezësh në protesta, disa burgime të përjetshme në procese të montuara, Sasho Mijallkov, i cili ndërtoi një Perandori të krimit dhe korrupsionit, shpëtoi me vetëm 3 vite burg. Për të qenë ironia edhe më e madhe, atij ju shqiptua edhe një gjobë prej 36 miljon euro, derisa i njëjti akuzohet për keqpërdorimin e qindra miljona eurove.
Pyesim publikisht a u morr vesh Artan Grubi me Sasho Mijallkovin, apo Ali Ahmeti në takimet e fshehta me ambasadorët e Rusisë dhe Serbisë.
Sido që të jetë epilogu tanimë dihet, Sasho Mijallkov në liri e shqiptarët në burg” -deklaroi Adnan Neziri, deputet i ASH-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share