Aleanca për Shqiptarët (ASH) mbledh sot në Tetovë Kryesinë Qendrore të partisë për të diskutuar draft marrëveshjen e arritur me LSDM-në për t’iu bashkuar pushtetit. Vendimi final nga kjo parti do të merret nesër pasi Taravari të marrë vlerësimin e anëtarëve të partisë së tij. Takimi do të mbahet në ora 18.00 në Tetovë.
Alternativa, nga ana tjetër, pret zyrtarizimin e koalicionit me partnerin e ri eventual që më pas të thotë fjalën e fundit, do të rrijë në qeveri ose do të kalojë në opozitë.