Nuk ka progres për hyrjen e ASH-së në Qeveri

ALITI: TË GJITHA JANË SPEKULIME

Ende asgjë konkrete nëse janë duke vazhduar negociatat për zgjerimin e koalicionit qeverisës. Albrim Aliti nga AAA thotë se nuk ka bisedime me Aleancën për Shqiptarët dhe se të gjitha diskutimet që po bëhen janë spekulime. Nga Ash për Klan M thonë se nuk ka progress në bisedimet për përfshirje ne kësaj të fundit në qeveri.

Edhe pse liderët e dy partive më të mëdha në përbërjen e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski Ali Ahmeti kanë konfirmuar se po zhvillohen negociata për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, palët akoma nuk kanë konkretizuar para opinionit rreth përmbajtjes së negociatave, apo rreth resorëve me të cilët do të udhëheq kjo parti, në rast se arrihet marrëveshje. Kryeministri Kovaçevki ditë më parë konfirmoi se mund të pritet që partia opozitare t’i bashkëngjitet shumicës qeveritare, megjithatë nuk po japin detaje në këtë temë. Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Admirim Aliti i cili vjen nga rradhët e Alternativës njoftoi se nuk janë duke zhvilluar  bisedime me Aleancën për Shqiptarët, sipas tij çdo gjë që flitet në opinion janë spekulime.

Të gjitha këto lajme dhe diskutime tani për tani janë spekulime, por unë dhe Ministria nuk merremi me to. Edhe nëse brenda një muaji duhet të vijë një ministër i ri, ne do të mundohemi deri në ditën e fundit që ta bëjmë punën sa më profesionalisht. Nuk ka rëndësi kush do të jetë ministër, rëndësi ka që reformat të vazhdojnë, pra të ecim përpara, tha Aliti

Nga Aleanca për shqiptarët për Klan Maqedoni thonë se nuk ka asgjëp konkrete në këtë drejtim. Edhe pse jo zyrtarisht flitet që Ash në tavolinë i është ofruar Ministria e Shëndetësisë  dhe ajo e Drejtësisë dhe se po negociohet për një resor të tretë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share