Champions League e Azisë, duket se është kthyer në kompeticionin e preferuar për Jasir Asanin. Sulmuesi shqiptar, vazhdon të shënojë pa u ndalur, duke ndihmuar ekipin e tij me gola vendimtarë.
Asani shënoi golin e vetëm, në fitoren minimale të Gwangju ndaj kinezëve të Shanghai Shenhua. I aktivizuar nga stoli në minutën e 57-të, futbollisti 29-vjeçar gjeti rrugën e rrjetës vetëm një minutë më vonë.
Pas një goditje këndi, Asani përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe e ndali topin në fundin e rrjetës.
Në pesë ndeshje të luajtura, shqiptari numëron shtatë gola të shënuar, duke i lënë pas të gjithë sa i përket golashënuesve më të mirë. Gjithashtu ai ka edhe një asist. /tvklan.al