Asani: Nga farat e bredhit të Nënë Terezës mbollëm parqe në Tiranë e Prishtinë

 “ITSHKSH DO TË VAZHDOJ TË MBETET ADRESË E KAUZËS DHE IDEVE TË SHOQËRISË”

Me këngën e bareshës filloi ceremonia e kremtimit të krishtlindjeve në Institutin për Trashëgimi Shpirtërore Kulturore Shqiptare në Shkup

Drejtori i këtij instituti Skender Asani ndër tjerat tha se atë që kanë premtuar po e mbajnë dhe po e kujtojnë këtë traditë që dikur ishte pjese e jetës sonë në Shkup.

“Beteja njerëzorë për më shumë liri dhe dinjitet, kanë qenë gjithmonë gurë peshoreje që kanë matur vlerat dhe jo vlerat, që kanë determinuar kufijtë në mes të mirës dhe të keqes. Dhe një festë si kjo që po e shënojmë sot, është një dritë më shumë në tunelin e gjatë të mosmarrëveshjeve në mes të njerëzve. Kjo është edhe arsyeja që ne si institut kemi zgjedhur pikërisht rrugën e dritës për ta bërë më të dukshme rrugëtimin tonë të përbashkët drejt një mirëkuptimi shoqëror, pa dallim përkatësie fetare e kombëtare”  – tha Skender Asani, drejtor i ITSHKSH-së.

Asani shtoi se e gjithë kjo kauze nuk mund të zhvillohet pa pasur parasysh edhe porosite e Nënës Terezë e cila çelësin e mirëkuptimit njerëzor e shihte të dashuria dhe respekti për njëri tjetrin.

“Madje edhe atëherë kur trashëgimia e Nënës Terezë cenohej dhe dëmtohej siç ndodhi edhe me shkatërrimin e bredhit që ajo e kishte mbjelle në sheshin e Shkupit, megjithatë në zgjodhëm një tjetër rrugë krejt tjetër për ta kompensuar këtë dëm, pikërisht në frymën e porosive të Nënës Terezë duke shpërndarë dashuri dhe ngrohtësi aq shumë të munguara në mes të njerëzve, përmes boçave që kishin ngelë nga bredhi i shkatërruar, për rrjedhojë tani në vend të një bredhi kemi parqe të tëra në  Tiranë e Prishtinë që linden nga farat e bredhit të shkatërruar të Nënës Terezë në Shkup” – tha Skender Asani, drejtor i ITSHKSH-së.

Nga ky institut shtuan se ITSHKSH do të vazhdojnë të mbeten adrese e kauzës dhe ideve që shoqërisë sonë do ti sjellin sensin e të kuptuarit të njëri tjetrit me gjuhën njerëzore të dashurisë dhe respektit. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share