Asani kërcënon çekët/ Sulmuesi kuqezi ua bën të qartë rivalëve se në ndeshjen në Tiranë i pret ‘ferri’

Jasir Asani ua ka bërë të qartë çekëve se do të luajnë një sfidë stresuese në stadiumin “Air Albania”.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të futbollit ndihet i karikuar për ndeshjen e rëndësishme.

Në Çeki lojtarin kuqezi e njohin mirë. Goli që ai shënoi kundër Polonisë i ka befasuar jo pak.

Në një intervistë për median çeke “iDNES”, 28-vjeçari përshkroi entuziazmin te tifozët shqiparë për sfidën.

“Prisni ferrin! Në stadium dhe në rrugë. Në vendin tonë ka eufori për futbollin. Barazuam në takimin e parë, por këtë herë luajmë në shtëpi e duam që të fitojmë”

Kombëtarja çeke pritet që të rreshtohet me formacionin 3-4-3, si në sfidën e takimit të parë në Pragë.

Sulmuesi Tomas Čcvançara tha se ekipi duhet që të përmirësohet në ofensivë, pasi në ndeshjen e parë nuk performoi siç duhet. Sfida do të transmetohet në television Klan.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share